Skip to content

Aksident i rëndë në Bulqizë, i plagosuri pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Strikçan të Bulqizë. Raportohet se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.