Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku makina e policisë është përplasur me një mjet tjetër.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie në gjendje të rëndë.

Personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re