Skip to content

Aksident i rëndë në Durrës, përplaset për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

img 8192 1140x570 1

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Personi që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.