Skip to content

Aksident i rëndë/ Makina e policisë përplas një person me motor

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Elbasanit. Mësohet se një makinë policie ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/shqip