Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se mjeti tip ” Skoda”, është përplasur me një mjetit tjetër tip “Skoda” , si dhe me mjetin tip “Benz”.

Si pasojë ka humbur jetën një 43-vjeçare dhe janë plāgosur të tre drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plāgosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re