Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë ne dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.
Sipas policisë për shkak të plagëve të marra 55 vjecarja nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jete sapo mbërriti ne spital. Ndërkohë bashkëshorti i saj 60 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se ka marre plage te renda.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 kur makina me të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga ku edhe u përmbys.
Uniformat blu mbërritën ne vendin e ngjarjes per te përcaktuar shkaqet e aksidentit. Burimet e policisë konfirmojnë se mjeti udhëtonte me shpejtësi dhe se gruaja 55 vjeçare nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit.
