Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në spital, për pasojë janë plagosur 3 shtetas. Burimet bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Bluzat e bardha bëjmë me dije se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit: Drejtuesi i mjetit Sokol Prendushi, si dhe dy pasagjerët Kristjan Voci dhe Jetnor Hila.

Njoftimi i policisë:
Uniformat blu kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re