Aksident në Ndërnënas të Libofshës, dy të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Ndërnënas, Libofshë. Një automjet tip “Citroën”, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Burime mjekësore bëjnë me dije se njëri prej tyre ndodhet në sallën e operacionit me dëmtime më të rënda.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
