Skip to content

Aksident i rëndë në Fier, motoristi gjendet i gjymtuar dhe i pajetë nga kalimtarët e rastit

Aksident me vdekje në Fier, motoristi 16-vjeçar gjendet i gjymtuar dhe i pajetë nga kalimtarët e rastit

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin Ballsh-Fier, në vendin e quajtuar “Ura e Ballshit”.

Viktimë ka mbetur një shtetas i mitur 16-vjeç, si dhe është plagosur një tjetër shtetas 19-vjeçar. Të dy këta persona po udhëtonin me motor dhe dyshohet se janë përplasur një automjet tip ‘Ford’.

Trupi i viktimës është gjetur i pajetë nga kalimtarë të rastit, ndërkohë që 19-vjeçari i plagosur është transportuar në spital me fraktura të rënda.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb