Një aksident i rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në Fier

Tri makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një person, ndërkohë që katër të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Kthesa e Dukasit” në aksin Fier-Zharrez.

Tre makina janë përfshirë në aksident, njëra “Benz” me targa AA 885 TO, një “Fiat” me targa italiane DL 353 HL.

Makinat mësohet se janë përplasur kokë më kokë, ndërsa i treti ka përfunduar në arat anash rrugës.
Të plagosurit Evi Ulaj, Egi Ulaj, Sidorela Luli dhe Zenepe Gurguri janë dërguar në spitalin e Fierit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re