Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Fier-Seman, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve disa persona kanë mbetur të lënduar.

Fax News ka siguruar pamjet nga aksidenti, ku njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërkohë që mjeti që shihet dhe në foto, ka pësuar dëme të shumta.

Dëshmitarë nga vendngjarja pohojnë se disa prej personave në automjete janë dërguar në spitalin e Fierit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re