FUSHE-KRUJE – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, një me targa italiane dhe një me targa shqiptare.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
BalkanWeb
