Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Golem të Durrësit. Një motor është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.
Në pamjet e siguruara nga Fax News, vihet re se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë vendi i aksidentit është rrethuar dhe viktima është lënë i shtrirë në rrugë, i mbuluar me një çarçaf.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb