Skip to content

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Fushë-Krujës në aksin rrugor që lidhet me kryeqytetin, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes dhe në Audi.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet qe shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar.