Skip to content

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar

Progetto senza titolo 1 94

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Trevisos rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas mediave italiane, nga aksidenti ka humbur jetën një 44-vjeçar shqiptar.

Një makinë tip “Golf” e cila drejtohej nga një 50-vjeçar nga Carbonera u përplas me makinën tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga shqiptari.

Sipas mediave vendave, 44-vjeçari shqiptar ndërroi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa shoferi tjetër u lëndua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit ende vijojnë.