Skip to content

Aksident i rëndë në Itali, plagosen 4 të rinj shqiptarë

videoblocks italian emergency paramedic ambulance with siren rome italy revrkwekb thumbnail full04

Katër të rinj shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë në Itali. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:30 në rrugën Martano-Otranto.

Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku në njërën ishin 4 shqiptarët, të gjithë nga 20 vjeç dhe në mjetin tjetër një grua.

‘Leccenews24.it’ shkruan se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i të plagosurve.

(ed.me/BalkanWeb)