Skip to content

Aksident i rëndë në Korçë, 3 të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit, makinat përfundojnë në kanal (Njoftimi i policisë)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës pranë kryqëzimit të fshatit Plasë të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete tip “Toyota” dhe “Renault” janë goditur fort dhe për pasojë kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë Maliq:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb