Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës pranë kryqëzimit të fshatit Plasë të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete tip “Toyota” dhe “Renault” janë goditur fort dhe për pasojë kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Burimet të “Fax News” bëjnë me dije se janë 4 shtetas të plagosur në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Në automjetin me targa shqiptare bëhet me dije se janë dy meshkuj të plagosur kurse tek makina me targa greke është lënduar një çift bashkëshortësh. Fax News raporton se në vendin ku ndodhi aksidenti ende ka njolla gjaku.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë Maliq:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re