Një 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë. Një automjet tip “Benza” ka aksidentuar të miturin dhe babain e tij.

Vogëlushi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar nga uniformat blu.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re