Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit.

Ndërkohë që ende nuk është gjetur trupi i shoferit që drejtonte kamionin

“Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen,” njofton policia.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re