Skip to content

Aksident i rëndë në Lazarat/ Makina përplaset me murin rrethues të një shtëpie

akkk

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Lazarat.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije paraprakisht se shoferi me inicialet K.A i automjetit tip “Benz” Gj 9237A ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Mësohet se shoferi është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastres pasi është lënduar ne koke.

 

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit .