Një aksident i rëndë me 5 të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se një nga të plagosurit ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko