Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

Burime bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re