Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në lagjen “Gurra”, në Lezhë. Katër automjete jnë përfshirë në aksident, teksa siç dallohet nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, përplasja është e fortë.

Raportohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re