Skip to content

Aksident i rëndë në Librazhd, përplasen dy automjete! Një person dërgohet në gjendje të rëndë në spital, pamjet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Kthesat e Murrashit”, ku dy automjete janë përplasur.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në orët e para të mengjesit në vendin e quajtur si “Kthesa e Murrashit”.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim. Paraprakisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

“”