Skip to content

Aksident i rëndë në Lushnjë, “benzi” përplas motorrin, ndërron jetë drejtuesi 50 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stan Karbunare në Lushnjë, ku një automjet tip benz me drejtues shtetasin A.V 31 vjeç ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin T.Z 50 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë 50 vjeçari që drejtonte motomjetin.

Njoftimi i Plotë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb