Skip to content

Aksident i rëndë në Lushnjë, dy persona të plagosur

aksident lushnje 1024x617 1

Një aksident rrugor me dy persona të plagosur ka ndodhur në hyrjen të qytetit të Lushnjës.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një mjeti triçikël.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.