Një aksiden rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë mes tyre praqnë një kthese, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Aksidenti ka qenë i frikshëm, ndërsa katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjës. Njëri prej të plagosurve është nisur më vonë drejt Spiitalit të Traumës Tiranës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.



