Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e sotme në Malësi të Madhe, si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Vrakë të Malësisë së Madhe, ku janë përplasur dy automjete.

Katër personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re