Skip to content

Aksident i rëndë në Mamurras, makina përplas 19 vjeçarin që lëvizte me biçikletë, dërgohet në spitalin e Traumës (EMRI)

Nje aksident sapo ka ndodhur ne aksin e autostrades Mamurras- Milot pranë fshatit Gjorem. Një autoveturë ka goditur 19 vjeçarin Dod Sherri që lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin e Traumës. Drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në policinë e Kurbinit ndërsa ekspertet kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Plotë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugë Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorie shtetasin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb