Skip to content

Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

WhatsApp Image 2024 02 11 at 12.56.18 PM

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një 40-vjeçareje dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.//