Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York dhe si pasojë kanë humbur jetën një çift nga Tuzi i Malit të Zi.
Siç raportohet, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke bërë që njëra prej tyre të përmbyset.

Nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.Gruaja ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshorti gjatë rrugës që po transportohej në spital. Dy viktimat banonin në Bronx.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re