Drejtimi i mjetit në gjendje të denur merr sërisht jetë.

 

 

Një aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar mëngjesin e së martës në Patos.

 

 

Ngjarja ndodhi  rreth orës 02:30 në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

 

Viktima është Agron Shehaj , 52 vjeç, ndërsa të plasogur mbetën Marsel Shamataj 25 vjeç dhe vete drejtuesi i mjetit Elton Çobaj 26 vjeç. Këta të fundit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëvë.

 

 

Sipas policisë mjeti nga shpejtesia e madhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi kane dale nga rruga kryesore kane perfunduar ne nje kanal kullues.

 

 

Uniformat blu bëjnë me dije se nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re