Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në qytetin e Pogradecit.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dukë shënuar kështu tre të plagosur, por pa pasoja për jetën.

Sipas burimeve, një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie, në momentin që është përplasur nga prapa nga makina “Ford”. Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni. Polici ndodhet jashtë rrezikut.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje. Aksidenti ndodhi tek tuneli panoramik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re