Një aksident me një viktime dhe tre të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Poliçanit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi.

Si pasojë, ka ndërruar jetë Afisaldo Zylyftari dhe janë lënduar tre të tjerë, Françesko Zylyftari dhe dy vajza 14 dhe 16 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re