Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Portit të Durrësit. Fax Neës mëson se një kamion ka aksidentuar një shtetase, e cila është punonjëse e sigurisë së portit dhe e ka tërhequr zvarrë për 25 metra.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re