Një person ka mbetur i lënduar nga aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ qe lidh Prishtinen me Hanin e Elezit.

Nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Daut Hoxha ka bërë të ditur se i lënduari nga ky aksident është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot në ora 15:25, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshirë në aksident janë një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi I automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafiku në autostradë po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re