Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Roskovec të Fierit ka përplasur për vdekje dy persona.

 

Sipas policisë një makinë ka përplasur për së kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç.

 

Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje nga një makinë. Dyshohet se drejtuesi i mjetit që ka përplasur dy viktimat ka qenë me shpejtësi. Gjithashtu në këtë aks rrugor mungon ndriçimi dhe sinjalistika e duhur.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re