Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, në afërsi të urës me harqe. Dy automjete, një foristradë dhe një autoveturë, janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e 6 personave.
Në mesin e të plagosurve janë 4 gra, të cilat udhëtonin me veturën e përfshirë në aksident. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po punon për të larguar makinat e shkatërruara nga vendi i aksidentit dhe për të kuptuar shkakun e përplasjes që ka sjellë këtë situatë të rëndë.
