Nje aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në “Rrugën e Kombit”.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të Fanit, në Mirditë. Nga përplasja e mjeteve raportohet për disa persona të plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews makinat e përfshira në aksident janë një “Audi Q7” dhe një “Volswagen Passat”, ky i fundit i dëmtuar plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, numri i personave të plagosur, por edhe gjendja e tyre shëndetësore.
Vijon…
…
/faxweb
