Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Milot-Fushë Krujë.

Mësohet se një automjet tip trajler ka përplasur për vdekje një 65 vjeçar të identifikuar si Hamit Kabili.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re