Foto ilustruese
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Krane-Konispol mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga ka ndërruar jetë në vend shoferi si dhe janë plagosur 3 pasagjerët që po udhëtonin me të në mjet.
Mësohet se viktima është shtetasi Klement Kristidhi, 32-vjeç, nga fshati Mursi i Konispolit.
Nuk dihet ende dinamika dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/faxweb
