Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës, ku një person dyshohet se ka humbur gjymtyrët.

FaxNews mëson se një automjet me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.

Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi me inicialet iniciale A.K., nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur gjymtyrët.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re