Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj. Tre adoleshente duke udhëtuar me një mjet “Benz” kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.

Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës.

Adoleshentet, A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14-vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë. Policia ndodhet në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re