Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krahës të Tepelenës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave, një kamion është përplasur me një trajler që kishte ngarkuar një eskavator.

Shoferi i trajlerit është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re