Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Si pasojë e përplasjes ka ngelur i vdekur në vend një prej drejtuesve të mjeteve ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastres për të marrë ndihmën mjekësore.

Lexo edhe :Related Posts

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re