Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas burimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:05, rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, ku një​ mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi E.K., 19 vjeç.

Ai është dërguar në spital dhe policia njofton se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re