Sipas njoftimit të policisë automjeti ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre të 3 muajsh të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re