Foto ilustruese
Një vajzë e mitur 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në kryeqytet. Ajo ndodhej në rrugën “Njazi Meka” kur u përplas nga një automjet dhe për pasojë vdiq në aksident.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në polici, ku do të japë dëshminë dhe të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb



