Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Mbikalimit të Rinasit. Sipas policisë në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re